Grafik Dizajn

Programi për dizajn, përgatit nxënësit e interesuar dhe hap dritarën e një bote të re plot aventura.

Ky program është përpiluar për të zhvilluar në mënyrë progresive potencialin krijues të nxënësit, dhe të nxjerr në pah aftësitë konceptuese si dhe ato teknike tek ai/ajo.

Në nivelin e parë nxënësit do të fitojnë njohuritë e nevojshme themelore dhe aftësitë bazike të një dizajneri grafik. Me nivelin e dytë nxënësit do të kenë mundësi të zgjedhin drejtimet si: përgatitje e librit, multimedial, shkrim me tipografi, fotografi, grafik reklamuese, ilustrim etj.

Viti i fundit përqendrohet në anën komerciale dhe atë profesionale, me qëllim të zhvillojnë njohuri të thella në drejtimin e zgjedhur të dizajnit grafik, e cila përfshin edhe menaxhimin e reklamave dhe paraqitjen e tyre tek klientët. Nxënësit pas diplomimit tanë mund të hyjnë në industrinë e gjerë të dizajnit dhe do të sfidohen  për të zhvilluar karrierë në nivel global.