Balet

Vallëzimi është gjuha e fshehur e shpirtit tonë
Martha Graham


Departamenti i Baletit në Shkollën “Misbha&Friends” ofron arsimim të cilësisë së lartë, nga mosha 5-14 vjeçare. Mësimi organizohet në grup, më se shumti me 8 fëmijë. Kjo mundëson vëmendjen dhe ushtrim individual me të gjithë fëmijët.

Nxënësit fillojnë mësimin mbi  bazat e baletit duke u avancuar gradualisht në nivele më të larta, të bazuara në moshat dhe aftësitë e tyre. Që nga mosha e hershme shkolla ofron trajnim adekuat dhe serioze, për të ndërtuar bazë të fortë në baletin klasik. Në nivelet e avancuara nxënësit marrin mësim adekuat për moshat e tyre. Vallëzimi Modern dhe Kontemporan, si dhe ushtrimet e kondicionit, do të jenë pjesë e planë programit (kurikules). Kjo do të shërbej për plotësim të trajnimit të nxënësve.

Të gjitha grup moshat do të kenë mundësinë të paraqiten në skenë, me rastin e organizimit të shfaqjeve dhe koncerteve të shkollës. Mësimdhënësit me eksperiencë në skenë, do tu mundësojnë nxënësve të fitojnë përvoja dhe argëtim gjatë gjithë vitit.

Shkolla jonë ofron edhe zhanre të tjera vallëzimi si : Hip hop, Tango dhe vallëzim modern.

Të diplomuarit në këto fusha, mund të vazhdojnë karrierën në institucionet përkatëse.