Misioni ynë
Pavarësisht nëse një fëmijë përcaktohet për profesion në fushën e muzikës, ose të bëhet mjek apo shkencëtar, qëllimi i shkollës është tu ofrojmë fëmijëve një përvojë të paharruar muzikore.
Emri i shkollës Misbah&Friends është i frymëzuar nga Pianisti Kosovar Misbah Kacamaku, i cili për shumë vite beson dhe synon në revolucionin muzikor dhe artistik në Kosovë.
Me anë të përkrahjes së madhe të kolegeve, të cilët jo vetëm qe janë profesioniste të denjë por edhe pedagog të shkëlqyer, u mundësua hapja e shkollës së kapacitetit të lart.
Misioni i shkollës Misbah&Friends është të ofrojë nivel të larte edukimi në fushat e artit, e me qellim që fëmijët të mund të arrijnë dhe tregojnë gjithë talentin dhe potencialin e tyre.
Shkolla do tu mundëson fëmijëve të eksploroje mundësitë dhe talentin e tyre në të gjitha fushat e artit. Me aplikimin e metodave të avancuara dhe moderne të mësimit muzikor dhe artistik, me plane programe (kurikulume) dhe literaturë të adoptuar nga gjithë Evropë dhe bota, ne do tu hapim dyert fëmijëve dhe artisteve të rijë të jenë konkurrent edhe në Evropë dhe Botë .
25 mësimdhënës të diplomuar dhe magjistruar në vende të ndryshme të Evropës, do të përcjellin gjithë dijeninë e tyre dhe japin maximumin për avancimin dhe ngritjen e Muzikës dhe Artit në Kosovë.
17 hapësira, të pajisura me instrumente, salla baleti, dhoma e pikturës me pajisjet e nevojshme, Kopshti muzikor i cili ofron kushtet për zhvillimin e trurit tek fëmijët, Kori i fëmijëve me hapësir dhe kushte adekuate, Dizajni Grafik me botën elektronike
do tu mundësojnë fëmijëve një përvojë të bukur artistike .
Pronarja e Shkollës
Jeta Dumnica