Kopsht muzikorë

Kopshti Muzikorë “Piccolo”
Grup moshat 5-6 vjeç dhe 6-7 vjeç
                                          


Ku dija dhe kënaqësia bëhen një


Cilat janë elementet themelorë të programit “Piccolo”


 

Këndimi

Çdo orë mësimi fillon me këngë. Fëmijët janë të inkurajuar të përdorin dinamik dhe teknika të përshtatshme dhe efektive, për tu ndihmuar të paraqesin kuptimin e këngës. Çdo ore fillon me këngë të njohura për fëmijët, duke futur  repertorë të ri të këngëve gjatë gjithë semestrit.




Teoria e Muzikës

Teoria e muzikës është e bazuar mbi, mësimin e terminologjisë fillestare të muzikës, duartrokitjet me anë të ritmit, mësimin e notave muzikore me anë të lojërave të ndryshme, dhe zbatimin e metodave fillestare mbi leximin e notave muzikore. E tërë kjo gradualisht behet kënaqësi dhe përjetim i veçanet, duke realizuar leximin dhe këndimin në kohë të njëjtë . 

Luajta në instrumente

Koha me e dëshirueshme e fëmijëve do të jetë kur fillojnë të dëgjojnë tingujt e instrumenteve, të cilat ata vet do ti prodhojnë. Teknikat bazë të cilat do tu mësohen fëmijëve, do tu mundësojnë atyre të filloje idenë mbi luajtjen në instrument. Çdo javë fëmijët do të dëgjojnë një instrument  nga mësimdhënësit e shkollës sonë. Dëgjimi i muzikës do të jetë prezentë gjate gjithë kohës në dhomën e fëmijëve.



O sa shumë instrumente

Prezantimi i instrumenteve të reja, do te ndihmoj që  fëmijët, të kuptojnë se nuk ekziston vetëm Piano, Violina dhe Kitara! Çdo javë fëmijët do të argëtohen me mësimin mbi një instrument të ri, duke dëgjuar tingujt e këtyre instrumenteve, vizatojnë dhe valëzojnë. Qëllimi i programit mbi instrumentet është njohja dhe vlerësimi i instrumenteve dhe përzgjedhja e tyre nga vet fëmijët. Shpresojmë se fëmijët do të jenë të mahnitur.
              

Lëvizjet Trupore me anë të ritmit

Një pjesë e argëtimit, por shumë e rëndësishme e punës në klasë. Lëvizjet trupore dhe argëtimi me anë të trupit do tu mundësojnë fëmijëve mësimin e ritmit dhe metrit. Me anë të lëvizjeve fëmija do të filloi të zhvilloj edhe aftësinë për vallëzimin dhe koordinimin trupor.

Cili është qëllimi kryesore i programit  “Piccolo”

Qëllimi kryesore i Programit “Piccolo” është, që të bartim përvojë pozitive muzikore tek fëmijët. Pavarësisht cilën rrugë do të zgjedh fëmija i juaj, atë muzikore apo ndonjë thirrje tjetër, qëllimi i shkollës  është që të inkurajojmë fëmijët për një kulturë të përgjithshme mbi muzikën, e cila do tu forcoje vetëbesimin dhe do tu shërbejë gjatë gjithë jetës së tyre. Është e vërtetuar se muzika zhvillon dhe përmirëson trurin e fëmijëve. Ne jemi te sigurte se ju do ti vëreni përparimet edhe në fushat tjera jetësore dhe edukative tek fëmijët tuaj. Kjo do të e arrihet vetëm me anë të argëtimit dhe shoqërimit të fëmijëve mes vete.

Cili është përfitimi i fëmijëve nga programi “Piccolo” në ketë moshë

Shume fëmijë fillojnë të tregojnë interesim dhe të shprehin aftësi për muzikën që në moshë shumë të re, por nuk janë të gatshëm për mësim klasik të ndonjë instrumenti. Programi” Piccolo” është urë në mes të “argëtimit” dhe “mësimit”. Në një moshë të tillë kapaciteti i trurit te fëmijët është i gatshëm të pranojë sasi të madhe informacionesh të reja. Prandaj Programi “Piccolo” është vendi ku argëtimi dhe mësimi bëhen një.

Çfarë pas përfundimit te programi “Piccolo”

Pas përfundimit të programit “Piccolo”, fëmija juaj do të jete i gatshëm të fillojë mësimin në instrumentin e përzgjedhur nga vet ai/ajo, ku ata do të kenë njohuritë themelore mbi teorinë e muzikës, Instrumentet, Kompozitoret, dhe Ritmin. Pas paraqitjeve ne koncertet e shkollës ata gjithashtu do të fitojnë vetëbesimin e duhur për skenën dhe luajtjen në instrument. Në rrastë se fëmija nuk është i gatshëm të filloj mësimin në instrument, programi “piccolo” do të mbetet eksperienca me e bukur fëmijërore me shoqërinë e tyre. 


Ne jemi të përkushtuar të prezantojmë fëmijëve, botën e mrekullueshme të muzikës. Zhvillimi dhe avancimi i fëmijës suaj, është qëllimi i ynë.