Instrumente muzikore

Lënda e Teorisë së muzikës, Solfezh dhe A vista (lexim i shpejtë i notave muzikore) janë të inkorporuara brenda lëndës së instrumentit të përzgjedhur.

Textet me të cilat punohet në këto lëndë janë: Suzuki metoda, Music theory- Ying Ying Ng dhe Alfred's music theory.


Piano
Piano jazz

Tastierë (Sintisaizer)
Violinë Violë
Violonçel Kontrabas
Kitarë  Kitarë elektrike
Kitarë bass
Flautë Klarinet
Saksofon Solo këndim
Këndim pop, jazz
Perkusione
Janë këto instrumentet të cilat mund ti mësoni në shkollën tonë. Me profesorët më të mirë Kosovarë, të shkolluar në vende të ndryshme Evropiane, të cilët janë dëshmuar me aftësitë e tyre pedagogjike, edhe ju do të keni mundësinë të bëheni pjesë e suksesit. Gjatë shkollimit në shkollën “Misbah&Friends“ ju do të bëheni pjesë e risive dhe ngjarjeve muzikore edhe jashtë shkollës sonë. Ne do të kujdesemi që talentët e rinj të avancohen dhe përgatiten edhe për karrierën e tyre të mëtutjeshme. Me anë të koncerteve dhe master klasëve, gjatë vitit shkollorë talentët e rinj do ti ngrisin kapacitetet e tyre muzikore. Muzika është argëtim dhe kënaqësi e shpirtit të çdo njeriu. Prandaj mos hezitoni, bëhuni pjese e shkollës sonë Të diplomuarit në këto fusha, mund të vazhdojnë karrierën e tyre në institucionet përkatëse.