Informatat mbi master klasën
Shkolla e muzikes dhe artit Misbah&friends dhe Partners of music and art, më 15-22 korrik 2014, organizon Master klasë me dy Profesorë të njohur. Xhevdet Sahatçiu Kitarë dhe Ruben Dalibaltayan Piano. Ky master klasë mbahet si pjesë e garave të kitarës të cilat do të mbahet në vitin 2015 në Prishtinë, në krye me Profesor Xhevdet Shatçiun.
Master klasa do të mbahet në ambientet e shkollës së muzikës Misbah&friends.
Çmimi per oret individuale (nje jave) | 135 euro (e gjithe java) |
Çmimi per femijet degjues te master klases | 50 euro (e gjithe java) |
Orari do të publikohet së shpejti në këtë faqe. Nëse keni ndonjë pytje rreth master klasës, ju lusim të na shkruani në [email protected]
Më posht mund të lexoni më teper rreth dy Profesorëve
Xhevdet Sahatçiu Kroaci/ Kosovë
Kroaci/ Kosove - Kitare
Xhevdet Sahatçiu (1962 - Pejë) përfundon studimet në Akademinë e Muzikës në Zagreb në klasën e prof. Darko Petrinjak. Si pedagog i kitarës punon vite më rradhë në Shkollën e Muzikës Pavao Markovacnë Zagreb. Është bashkëpunëtorë i jashtëm në Akademinë e Muzikës në Zagreb dhe Docent në Fakultetin e Arteve - Dega e Muzikës në Prishtinë. Njihet si pedagog i gjeneratave të kitaristëve të rinjë ku shumica prej tyre ishin laureat në gara nacionale dhe internacionale të njohura sot për të gjithë artistët dhe mësimdhënësit.
Në vitin 2004 fiton shpërblimin vjetor nga Shoqata e Pedagogëve të Muzikës dhe Baletit të Kroacisë si pedagog i vitit. Nga viti 2003 deri në vitin 2009 ishte drejtues i Këshillit të Pedagogëve të Kitarës, dhe mentor i shumë mësimdhënësve të rinjë.
Sahatçiu është president i Shoqatës Kroate të mësimdhënësve të kitarës dhe nga viti 2009 drejtor i Shkollës së Muzikës në Novska. Gjithashtu drejton Shkollën Internacionale verore për kitarë në Puçishqa dhe Milna (Braç), si dhe në Poreç. Krahas prezencës së tij si antarë i jurive të ndryshme nacionale dhe internacionale, gjithashtu performon si solist dhe antarë në disa ansamble kamertale në Kroaci e më gjërë.
Ruben Dalibaltayan Armeni/ Kroaci
Armeni/ Kroaci Piano
Pianisti Ruben Dalibaltayan lindi në Yerevan të Armenisë. Ai fillon
studimet në piano në moshë shumë të re, dhe fillon jetën koncertale qysh
në moshën dhjetë vjecare, dhe pas dy vitesh ai fiton cmimin për
interpretimin e Koncertit nr.2 të Beethoëenit me Orkestrën nacionale të
Armenisë.
Ai pas studimeve merr diplomën e nderit nga Shkollën e Spacialistëve të
Muzikës për fëmijët në shkollën për fëmijët e talentuar, dhe vazhdon
studimet në Konzervatoriumin Komitas në Yerevan, nën drejtimin e prof.
Anahit Shakhbazian.
Më vonë ai shkon në Moskvë, për vazhdimin e studimeve në Akademinë Ruse
të Muzikës Gnesins , ku dhe diplomoi tek prof. Arthur Berngart.
Studimet pasuniversitare i përfundon me prof. Valery Kastelsky në Konzervatoriumin e Moskës.
Gjatë viteve të studimeve z. Dalibaltayan fiton shpërblime të ndryshme në garat prestigjioze, internacionale.
Nga viti 2000, krahas karrierës si interpretues, ai është angazhauar edhe me
Në vitin 2005 Ruben ishte ftuar të punojë në Akademinë e Muzikës në Zagreb.
Ai ishte dhe është antarë jurie në gara të ndryshme nacionale dhe
Internacionale, e gjiashtu aktiv duke mbajtur master klase në vende të
ndryshme të Kroacisë.
Ai është antarë aktiv i organizatës SONEMUS (Organizatë e Muzikës së Re Sarajevë).
Ai kushton një rëndësi të madhe krijimeve të kompozitorëve Armenian duke interpretuar ato.