Për ne

Pavarësisht nëse një fëmijë përcaktohet për profesion në fushën e muzikës, ose të bëhet mjek apo shkencëtar, qëllimi i shkollës është tu ofrojmë fëmijëve një përvojë të paharruar muzikore.
  
Emri i shkollës “Misbah&Friends” është i frymëzuar nga Pianisti Kosovar Misbah Kacamaku, i cili për  shumë vite  beson dhe synon në revolucionin muzikor dhe artistik në Kosovë.

Me anë të përkrahjes së madhe të kolegeve, të cilët jo vetëm qe janë profesioniste të denjë por edhe pedagog të shkëlqyer, u mundësua hapja e shkollës së kapacitetit të lart.

Misioni i shkollës “Misbah&Friends” është të ofrojë nivel të larte edukimi në fushat e artit, e me qellim që fëmijët të mund të arrijnë dhe tregojnë gjithë talentin dhe potencialin e tyre.

Shkolla do tu mundëson fëmijëve të eksploroje mundësitë dhe talentin e tyre në të gjitha fushat e artit. Me aplikimin e  metodave të avancuara dhe moderne të mësimit muzikor dhe artistik, me plane programe (kurikulume) dhe literaturë të adoptuar nga gjithë Evropë dhe bota, ne do tu hapim dyert fëmijëve dhe artisteve të rijë të jenë konkurrent edhe në Evropë dhe Botë .

25 mësimdhënës të diplomuar dhe magjistruar në vende të ndryshme të Evropës, do të përcjellin gjithë dijeninë e tyre dhe japin maximumin për avancimin dhe ngritjen e Muzikës dhe Artit në Kosovë.

17 hapësira, të pajisura me instrumente, salla baleti, dhoma e pikturës me pajisjet e nevojshme, Kopshti muzikor i cili ofron kushtet  për zhvillimin e trurit tek fëmijët, Kori i fëmijëve me hapësir dhe kushte adekuate, Dizajni Grafik me botën elektronike…do tu mundësojnë fëmijëve një përvojë të bukur artistike .

Pronarja e Shkollës
Jeta Dumnica 





Unë gjithmonë e kam dashur  muzikën.  Kush ka aftësi në këtë art, ai posedon  temperament të mirë, dhe është i pajisur për të gjitha gjërat. Ne duhet të mësojmë në muzikë edhe në shkolla të përgjithshme,  një mësues duhet të ketë aftësi në muzikë, ose unë nuk do të konsiderojnë atë mësues.
Martin Luteri (1483-1546)


Të dashur nxënës…
Ja ku po takohemi sërish, por tani më në vitin e tretë të shkollës sonë.
Kjo shkollë e cila në kuadër të arsimimit muzikor  në Kosovë erdh me mision të vecantë,  këto dy vite që i lam pas tregoi një sukses të jashtëzakonshëm, dhe ky sukses nuk evidentohet vetëm me numrin e madh të nxënësëve që posedoi gjatë këtyre viteve e që  posedon edhe sot  shkolla jonë, por ky sukses më së miri evidentohet tek arritjet e juaja profesionale nxënës të dashur, cka ne na bënë të mburremi me ju e natyrisht edhe me shkollën tonë.
Misioni ynë  ishte dhe është që të ofrojë një mundësi studimi me një planprogram të reformuar muzikorë për të gjithë të rinjtë që posedojnë talentin, dhe aspirojnë për përgaditje dhe mësim në këto disciplina që ofron shkolla jonë, e për të cilat nevoitet një punë e madhe dhe e palodhshme.
Qëllimi kryesorë i shkollës është të sigurojë mundësi dhe mbështetje për të gjithë nxënësit tanë, në mënyrë që ata në të ardhmen të realizojnë ambicen –ëndrrën  e tyre për një karrierë  të pasur muzikore. E kjo më së miri arrihet kur ju fëmijë të dashur jeni të realizuar mirë në mësimet e ulëta –bazë muzikore të cilat shkolla jonë po i ofron me përpikmëri.
Ju nxënës, gjatë kësaj periudhe kohore treguat rezultat të shkëlqyer, duke na bërë krenarë ne dhe prindërit tuaj, u paraqitet me sukses në të gjitha aktivitetet e organizuara nga shkolla jonë por gjithashtu edhe në disa nga ato aktivitete muzikore (Koncerte, gara, prezentime,) jashtë shkollës sonë ku treguat rezultatet më të larta.
Ne së bashku me ju po punojmë shumë për krijimin e një vendi të rëndësishëm të artit në kuadër të shoqërisë sonë,  e për këtë ne duhet të përqendrohemi edhe më shumë dhe me mbështetje edhe te prindëve tuaj besoj që ideja për një revolucion në shkollimin muzikor-artistik  ide kjo e dalë nga vetë emërmbajtësi i shkollës  z. Misbah Kacamaku e cila ka filluar të aplikohet dhe po tregon rezultate të mëdha mbrenda institucionit tonë shkollorë një ditë do të gjejë aplikimin e saj të plotë.
Një falenderim të madh për mbështetje dhe për një punë të palodhshme dhe të sukseshme gjatë këtyre vitetve u takon mësimdhënësëve të shkollës sonë, e gjithashtu edhe prindëve të cilët na besuan plotësisht punën me fëmijët e tyre, ndërkaq ju fëmijë të dashur të cilët dëshironi të jeni pjesë e shkollës sonë ne ju presim krahëhapur,  duke iu bërë pjesë e misionit të shkollës sonë dhe do vazhdojmë të realizojmë së bashku  ëndrrën tuaj.

Tradita vazhdon…..
Nder dhe kënaqësi të jem pjesë e kësaj shkolle.

Rreze Kryeziu –Breznica
Drejtoreshë